Connect with us

Lajme

‘Shqipëria bëhet!”, Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

Publikuar

më

Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehaj përmes një postimi në ‘Facebook’.

Shehaj thekson se konkurimin nuk e sheh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.

Reagimi i Shehajt:

“Shqipëria ka sot nevojë për opzitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Shqipëria ka sot nevojë për Partinë Demokratike! Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë. Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.

Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.
Unë besoj se çdo njeri duhet të luftojë duke dalë në shesh për atë që beson. Unë besoj se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.

Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju që më keni besuar e nxitur të marr përgjegjësinë e garës. Unë kam hyrë në politikë për të punuar për njerëzit, jo për t’u pasuruar dhe nuk do ju zhgënjej“- shkruan ai.

.

Maqedoni34 minutes ago

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

Shqipëri1 hour ago

Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Lajme2 hours ago

UEFA ngre dyshime për ndeshjen, Shkëndija H. – Bashkimi!

Lajme2 hours ago

Darko Konstadinovski shkon në histori, javën tjetër zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Lajme2 hours ago

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme2 hours ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni3 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme3 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri3 hours ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme3 hours ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme4 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme5 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK