Connect with us

Sport

Shpresat e Bushit fitojnë testin me përfaqësuesen U-19

Publikuar

Kombëtarja Shqiptare e 21-vjeçarëve zhvilloi këtë të diel miqësoren kundër përfaqësueses U-19 të drejtuar nga Armando Cungu. Ndeshja e zhvilluar në ambientet e kompleksit “Internacional”, në Pezë Helmes, u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të kuqezinjve të drejtuar nga Alban Bushi. Mesfushori shqiptar, që aktivizohet në radhët e Dinamos së Zagrebit, në Kroaci, Bernard Karrica, gjeti dy herë rrugën e rrjetës, ndërsa shënoi edhe Tedi Cara, që luan me ekipin e Partizanit në Shqipëri. Golin e vetëm për kuqezinjtë e Cungut e shënoi Shpuza.

Alban Bushi aktivizoi në këtë ndeshje të gjithë futbollistët e grumbulluar, ku pati mundësinë të shikonte dhe të vlerësonte gjendjen e tyre. Kjo ndeshje ndaj kuqezinjve të drejtuar nga Armando Cungu i shërbeu Bushit si një test përpara dy ndeshjeve që U-21 do të zhvillojë në transfertë gjatë muajit qershor, fillimisht ndaj Andorrës, më 4 qershor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 dhe më 8 qershor do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK