Connect with us

Lajme

Shpallja “non grata” në Amerikë, Sali Berisha: Janë prova të montuara në zyrat e Edi Ramës

Publikuar

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se do të shqyrtonte gjithçka para vendimit për ta paditur Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, në rast se ai do të paraqiste prova.

Berisha ka thënë madje se gjithçka rreth shpalljes së tij “persona non grata” në SHBA ka bazë në Tiranë.

“Janë prova të montuara në Tiranë tek zyrat e Edi Ramës”, ka thënë Berisha.

Ai në një konferencë për media ka theksuar se tashmë beteja e tij lidhet me dinjitetin njerëzor.

“Nuk jam në gjendje ta pohojë se çfarë i shtyu pas tetë vitesh i tërhequr nga drejtimi, tetë vjet më vonë të merret një vendim i tillë, e dinë vetë ata. Nuk më shqetëson ajo çfarë i shtyu, motivi për çfarë kanë shpallur është i ndërtuar mbi të pavërteta”.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme sesa marrëdhënia me SHBA, suksesi, por më e rëndësishmja është dinjiteti njerëzor, që është thelbi i njeriut të lirë. Beteja ime ka të bëjë me dinjitetin njerëzor. Nuk ka të bëjë me diçka tjetër. Është e parevokueshme”.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK