Connect with us

Sport

Shkurt/ Zenit konfirmohet “zot” në Rusi, Chamberlain drejt Dortmundit

Published

on

Zenit konfirmohet “zot” në Rusi, fiton titullin e tretë radhazi
Në Rusi vijon të ketë një skuadër që po dominon prej vitesh. Zenit St. Petersburg u shpall kampion për herë të tretë radhazi ndërsa numëron të tetin në të gjithë historinë e klubit. Ishte fitorja me rivalët direkt të Lokomotivës së Moskës që kurorëzoi kampionët e Rusisë dhe ishte një triumf për t’u mbajtur mend, 6-1 ndaj një kundërshtari direkt për titull. Kur kishin mbetur edhe 2 javë nga fundi, për Zenitin nuk ishte e nevojshme fitorja, por triumfi ndaj ekipit të vendit të dytë, tregon edhe njëherë dominimin e kësaj skuadre në futbollin rus.

Man. United nuk heq dorë nga Van de Beek
Donny Van de Beek nuk ka kaluar një sezon pozitiv me Man. United dhe shumë zëra që vijnë nga Anglia flasin për shitjen e tij në verë. Ndryshe shkruajnë mediat pranë klubit ku konfirmohet besimi që ka Solskjaer për mesfushorin holandez, i cili nuk pritet të largohet gjatë verës së ardhshme. Drejtuesit e konsiderojnë sezonin e parë të lojtarit si përshtatje me futbollin anglez dhe vitin e ardhshëm ku Man. United do të rikthehet edhe në Champions League do të ketë më shumë hapësira për fantazistin holandez.

Ranieri nuk ka rinovuar, e ardhmja ende pezull
Çështja Claudio Ranieri vijon të mbetet pezull te Sampdoria. Trajneri italian është në fund të kontratës dhe nga ana e klubit nuk ka lëvizur asgjë edhe pse skuadra arriti të siguronte mbijetesën me shumë vështirësi. Vetë Ranieri u shpreh se nuk ka marrë asnjë ofertë nga presidenti Ferrero por shtoi se i ka thënë që klubi ka vështirësi për sezonin e ardhshëm. 69-vjeçari e drejton Sampdorian që prej tetorit të vitit 2019 dhe ka arritur ta mbajë në mesin e tabelës këto dy sezone.

Chamberlain drejt Gjermanisë, e kërkon Borussia Dortmund
Dortmundi duket se ka një preferencë të veçantë për lojtarët e Premier League. Drejtuesit e klubit gjerman po shikojnë në Angli për përforcime teksa janë interesuar për Oxlade-Chamberlain i cili nuk është aspak i kënaqur pas një sezoni negativ te Liverpool e për më tepër nuk ka patur minutat që dëshiron. 27-vjeçari ka luajtur vetëm 14 ndeshje në një sezon kaq të gjatë ndaj dhe mendon të ndryshojë ekip madhe edhe të largohet nga Anglia për në Gjermani. Mesfushori e shikon Dortmundin si një mundësi reale për t’u rikthyer te shkëlqimi i dikurshëm duke parë edhe stilin sulmues të lojës që aplikon skuadra gjermane.

Advertisement


Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com