Connect with us

Tech & Auto

Shefi i Google i shkruan personelit me detaje për kthim në zyre

Publikuar

Shefi ekzekutiv i Google u ka dërguar një email punonjësve duke i inkurajuar ata të kthehen në punë në zyrë për afërsisht tre ditë në javë pas lethësimit të masave.

Firma filloi rihapjen e zyrave në prill dhe tani ka paraqitur detajet se si e parashikon javën e re të punës hibride.

Në email, Sundar Pichai lartëson përfitimet e punës në zyrë.

Në të kundërtën, Twitter ka thënë se punonjësit mund të punojnë nga shtëpia “përgjithmonë”.

Facebook ka thënë gjithashtu që punonjësit e saj mund të vazhdojnë me punë në shtëpi.

Google ishte një nga kompanitë e para që ofroi punë nga shtëpia kur shpërtheu pandemia  vitin e kaluar. Njerëzit mund të vazhdojnë të punojnë në distancë deri në shtator.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK