Connect with us

Lajme

SHBA, Kina e Rusia shkëmbejnë “thumba” në Këshillin e Sigurimit

Publikuar

më

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëri kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës dhe Rusisë, megjithëse pa përmendur me emër dy vendet.

Të premten, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zoti Blinken paralajmëroi se veprimet e disa vendeve po shërbejnë si shembull i papërgjegjshmërisë për vende të tjera.

Takimi mbi larminë kulturore, i organizuar nga Kina e cila kryeson gjatë muajit maj Këshillin e Sigurimit, zhvillohet në një moment të intensifikimit të tensioneve mes dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës, Amerikës dhe Kinës.

Sekretari Blinken theksoi se është e domosdoshme që vendet individuale të përmbushin angazhimet ndërkombëtare, të përqendrohen tek të drejtat e njeriut dhe të respektojnë parimin e sovranitetit të barabartë.

“Kur vende anëtare të OKB-së, sidomos anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit nuk përfillin rregullat dhe bllokojnë përpjekjet për të mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjin ndërkombëtar, u dërgohet mesazh të tjerëve të thyejnë rregullat pa pasur frikë se do të mbahen përgjegjës,” tha kryediplomati amerikan.

Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me Francën dhe Britaninë janë pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën për gjenocid kundër popullatës në rajonin Xinjiang. Kina i hedh poshtë akuzat për keqtrajtim dhe thotë se masat e saj janë luftë kundër terrorizmit.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kritikoi haptazi planin amerikan për të zhvilluar një takim të nivelit të lartë për demokracinë globale. Uashingtoni “po krijon një klub të interesave speciale me bazë të qartë ideologjike” që do të “thellojë më tej tensionet ndërkombëtare dhe do të shënojë vija ndarëse në një botë që ka nevojë për një agjendë bashkimi më shumë se kurrë më parë,” tha zoti Lavrov.

.

Lajme19 minutes ago

Filipçe: Le të hetohet sërish rasti i spitalit modular në Tetovë, e di si kam punuar unë

Shqipëri23 minutes ago

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

Lajme1 hour ago

Emini: Mbrojtja e depozituesve dhe stabiliteti financiar mbeten prioritetet tona

Lajme2 hours ago

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Maqedoni3 hours ago

Durmishi: Korridori 8, prioritet i bashkëpunimit me Shqipërinë

Shqipëri3 hours ago

Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

Lajme4 hours ago

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Lajme4 hours ago

Durmishi: Pas “One Stop Shop”-it, edhe Korridori 8 me Shqipërinë, nga Tetova e Gostivari deri në Qafë Thanë

Kosovë4 hours ago

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

Maqedoni5 hours ago

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor, kontrolle shtesë pas pesë ditësh

Shqipëri6 hours ago

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Lajme6 hours ago

BDI në Kumanovë ngre shqetësime për sigurinë e shqiptarëve në prag të 28 Nëntorit

NA NDIQ NË FACEBOOK