Connect with us

Lajme

Sekretari i PS-së përshëndet vendimin e SHBA-së ndaj Sali Berishës

Publikuar

Sekretari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Sali Berishës, që ai dhe familja e tij të shpallën person “non-grata”.

Balla ka thënë se kjo është një ditë e bukur për demokracinë në Shqipëri, transmeton Klan Kosova.

Sipas Sekretarit të Shtetit amerikan, Antony Blinken, arsyeja e këtij vendimi është se aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

”Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinken në twitter, transmeton Klan Kosova.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK