SKENA
“Se ke idenë qa do të bëj’’, plas ‘’lufta’’ në rrjete sociale mes Melisës e Andit

Melisa dhe Andi duket se po jetojnë ditë të lumtura së bashku.
Mes shumë publikimeve e dedikimeve të ëmbla drejtuar njëri-tjetrit, ata së fundmi kanë nisur një ‘’luftë’’ duke postuar momente qesharake që nuk do t’i publikonin kurrë.
E para e ka nisur Melisa, e cila publikoi një video që nuk i pëlqeu Andit dhe kaq ishte, rrjeti u mbush me pamje qesharake të çiftit simpatik, të cilët ‘’kërcënuan’’ njëri-tjetrin për hapjen e më shumë arkivave.
Armëpushimi erdhi pas kërkesës së faljes nga ana e Andit dhe përmes një foto ku shihet me gishta të kapur treguan se ‘’loja’’ u kry.Ndryshe Andi dhe Melisa janë ndër çifti i vetëm momentalisht i zyrtarizuar nga programi, i cili brenda pak ditësh përfundon me sezonin e dytë./party














