Connect with us

Bota

Rusia i dhuron ushtrisë serbe 30 tanke dhe 30 autoblinda

Publikuar

Rusia i dhuroi Serbisë tanke tip “T-72MS” dhe makina të blinduara për qëllime zbulimi tip “BRDM-2MS” me vlerë rreth 75 milionë euro, dorëzimi i të cilave u bë në kazermën e Nishit “Mija Stanimiroviç”.

“Ky është një donacion i Federatës Ruse për Ushtrinë e Serbisë në vlerë prej rreth 75 milionë eurosh, e cila përbëhet nga 30 transportues të blinduar tip ‘BRDM-2MS’ dhe 30 tanke të modernizuar tip ‘T-72 MS’, bazuar në marrëveshjen e rënë dakord në Soçi nga dy presidentët Vuçiç dhe Putin. Ne i jemi shumë mirënjohës për Federatën Ruse, sepse ky është një përforcim i rëndësishëm për Ushtrinë e Serbisë”, tha ministri i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviç pas marrjes në dorëzim.

Ai rikujtoi se pjesa e parë e këtij donacioni, 11 tanke T-72 dhe dhjetë transportues të blinduar, u ekspozuan gjithashtu në Nish në nëntor.

“Sot, kur ato janë kompletuar dhe kur në fakt të dy, batalioni tankist dhe batalioni BRDM-2MS janë plotësuar, ne ekspozojmë këto armë, të cilat do të jenë për forcat e këmbësorisë dhe të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm aftësitë tona operacionale”, shtoi ai, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Serbisë

.

Lajme16 minutes ago

Taravari: Mickovski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë

Shqipëri26 minutes ago

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

Kosovë2 hours ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni2 hours ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë3 hours ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni4 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri4 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni5 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë5 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme5 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni5 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

NA NDIQ NË FACEBOOK