SKENA
Rrëfimi ndryshe i Sindit jashtë Përputhen

Sindi Loci është një prej vajzave më të komentuara të Përputhen. Ajo ka bërë një rrëfim ndryshe në emisionin “Jashtë Loje” në Top News, rreth udhëtimit të saj në Përputhen, emisionit më të ndjekur të momentit në Shqipëri, por edhe rreth jetës së saj.
Sindi, veçse një vajzë e bukur që ka tërhequr vëmendjen e shumë djemve, është edhe një vajzë e talentuar. Ajo është e apasionuar pas muzikës dhe i bie violinës.
E pyetur nga drejtuesja e emisionit Sidorela Gjoni sesi doli nga Përputhen pa një këngë, ndërkohë që konkurrentët e tjerë kanë “pushtuar” tregun, Sindi tha se nuk është ende e përgatitur për ta quajtur veten këngëtare.
“Ky koment kaq i përsëritur edhe në instagramin tim e në të gjithë ata që më ndjekin dhe të them të drejtën për këngë është dëshira. Dua që në momentin që unë ta bëj këtë këngë të jem në momentin e duhur dhe të jem e përgatitur, të jem në nivelin e duhur për ta quajtur veten këngëtare. Pra do më duhej shumë përgatitje në fillim. Nuk preferoj që të nxjerr një këngë që thjesht të dukem në qëndër të vëmendjes, mos më harrojnë njerëzit. Unë mendoj se hobin duhet ta ndjekin të gjithë, por të dimë se çfarë të ndjekim. Nuk e di është herët… për këngë”, tha Sindi./Gazeta SHQIP
















