Connect with us

Lajme

RMV/ Vetëm nusja e dhëndri do të mund të vallëzojnë? Dasmorët…

Publikuar

më

Nusja e dhëndri do të luajnë valsin e parë, por mysafirët nuk do të mund të kërcejnë valle. Dasmat do të organizohen vetëm në ambiente të hapura me maksimum 100 mysafirë. Me këto protokolle dhe rekomandime nuk janë të kënaqur pronarët e salloneve të dasmave. Njëri prej tyre është Lulzim Hasani. Ai thotë se propozimi i masave të reja është diskriminues pasi që 80% e objekteve për dasëm nuk kanë veranda.

“Është një vendim diskriminues përshkak se nuk i përfshin të gjitha objektet tona që merren me këtë veprimtari. Këtu lehtësimi është bërë vetëm për objektet që kanë veranda dmth që janë objekte të hapura ndërsa këtu në rajonin tonë në Tetovë ka vetëm 1 apo 2 objekte që kanë veranda, kurse në objektet tjera jemi sërish të mbyllur”, tha Lulzim Hasani – pronar restoranti.

Hasani shton se është apsurde të ketë muzikë ndërsa mysafirët të mos mund të luajnë valle.

“Dasëm pa muzikë nuk e di a është bërë ndonjëherë dhe ai i ngjan kjo ahengut familijar? Normalisht ne presim ndonjë vendim i cili do të jetë i përshtatshëm për neve si biznes edhe për Komisionin për sëmundje infektive”, shtoi Hasani.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se muzika është e lejuar në ambiente të hapura, ndërkaq për ambientet e mbyllura, siç tha, në dy javët e ardhshme do të përgatiten protokolle adekuate.

“Kjo domethënë që të organizohen dasmat me muzikë, ndoshta kemi harruar ta bashkangjesim si informacion në komunikatë, numri i mysafirëve në tavolinë në të gjitha objektet gastronomke, jo vetëm për organizimin e këtyre festave rritet në gjashtë. Ne këtë javë do të punojmë dhe pas kësaj do të sjellim protokolle të përshtatshme që do të vlejnë pas 10 apo 15 qershprit. Me organizatorët e eventeve, koncerteve dhe ngjarjeve, sepse këtu ka disa specifika dhe ne i punojmë sëbashku, kështu që sërish do t’i përpunojmë bashkë”, tha Filipçe.

Ndryshe këto rekomandime i ka dhënë Komisioni për sëmundje infektive dhe për të hyrë në fuqi, pritet që të njëjtat t’i miratojë Qeveria.

Lajme9 minutes ago

Darko Konstadinovski shkon në histori, javën tjetër zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Lajme13 minutes ago

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme17 minutes ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni57 minutes ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme58 minutes ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri1 hour ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme2 hours ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme2 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme3 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Maqedoni3 hours ago

Dyshime për operacione të panevojshme në spitalet private: Nëntë nga 13 ndërhyrje rezultuan të pajustifikuara

Maqedoni3 hours ago

Kuvendi pritet të mbajë seancë urgjente për dhunën ndaj grave dhe femicidin

Maqedoni3 hours ago

Maqedonia ngec në rrugën drejt BE-së: Vetëm 3,8 pikë përparim në gjashtë vjet, Shqipëria dhe Mali i Zi ecin me hapa të shpejtë

NA NDIQ NË FACEBOOK