Lajme
RMV, 25 viktima nga virusi për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2907 teste të kryera janë regjistruar 234 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 83 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 786 pacientë, transmeton Alsat.
Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 25 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 153.694 raste, prej të cilëve 137.331 janë shëruar, kurse 5.067 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 11.296 raste aktive me virusin korona.
.

















