SKENA
Riniani pret të dashurën misterioze në aeroport, shikoni si e surprizon

Riniani, ish-konkurrent i Përputhen, duket se paska gjetur dashurinë e jetës, jashtë programit.
Ditën e sotme ai ka surprizuar të dashurën e re në aeroportin e Rinasit.
Riniani, kishte organizuar jashtë aeroportit, një ambient me tullumbace, për të mirëpritur, vajzën që askush nuk e njeh, por që i ka vjedhur zemrën djalit nga Rrësheni, në kohën kur ky ka qenë pjesë e Përputhen.
Kujtojmë se Riniani doli në mënyrë të papritur nga Përputhen.
Lajmin për largimin ai e dha vetëm pak ditë më parë, por është shprehur se shumë gjëra do i thojt në një moment të dytë.
















