Lajme
Rastet aktive me koronavirus në minimum, rritet numri i të vaksinuarve

Numri i personave pozitiv me koronavirus në vend vazhdon të zvogëlohet, ndërsa vërehet rritje e interesimit për vaksinim kundër virusit.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informon se deri tani përmes ueb platformës vakcinacija.mk janë paraqitur 395.776 qytetarë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri tani janë aplikuar gjithsej 255.259 doza vaksinë, ndërsa janë rivaksinuar 38.806 qytetarë.
Me shifrat e fundit 45,7 për qind e popullatës mbi 70 vjeç janë marrë të paktën një dozë vaksinë, 38,8 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë.

















