Connect with us

Lajme

Rama: Nesër mblidhet Komiteti Teknik, do ketë lehtësim të masave

Publikuar

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e nesërme për të vendosur për lehtësimin e masave të pandemisë në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili tha se lehtësimi i masave do të bëhet për të pasur një sezon turistik pa kufizime.

“Nesër komiteti do të dalë me planin e ri me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për të pasur sezon turistik më të lehtësuar besoj që do të përmbushet”, tha Rama nga sheshi Skënderbej ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të transportit publik.

Rama u pyet nga gazetarët edhe për shpalljen nga SHBA “non grata” të Sali Berishës, por refuzoi që të bënte një koment.

“Jam 100% i fokusuar sepse s’ka kohë për pushim dhe jam shumë i vendosur që të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe për këtë arsye të shmangim të gjitha ato aspekte që e kanë kthyer për shumë vite jetën politike të vendit në një telenovelë raskapitëse për njerëzit. Për mua ka më tepër rëndësi sa vaksina kryhen gjatë ditës, ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete në Kongresin tonë të 12 Qershorit”, deklaroi Edi Rama./tvklan

.

Lajme35 minutes ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni1 hour ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri2 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme2 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë2 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme2 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni2 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri4 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

Kosovë5 hours ago

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni

NA NDIQ NË FACEBOOK