Lajme
Rama i ftoi në bashkëpunim, Grida Duma i përgjigjet publikisht

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC, Grida Duma ka përsëritur edhe një herë se Partia Demokratike është duke mbledhur fakte për deformimin e votës së qytetarëve më 25 prill. Duma shtoi se PD mund t’u drejtohet edhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare.
“PD po mbledh faktet për deformimin e votës. Ne duhet të shkojmë në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, ndryshe kjo e keqe mund të përsëritet pa fund…Edhe sikur të marrim 2-3 mandate më shumë, nuk duhet të ndjehemi që duam t’i ikim kësaj beteje.”
PD nuk i ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve, por a do të futen ata që fituan mandatet në Parlament në shtator? Grida Duma thotë se në parim ajo mendon që duhen përdorur të gjitha metodat, dhe këtu përfshihet edhe futja në parlament.
Por, ajo shtoi se vendimi final i përket forumeve të partisë.


















