Connect with us

Lajme

Rama hedh poshtë shkrimin e gazetës austriake: Nuk kam mbështetur asnjë ndryshim kufijsh

Published

on

Kryeministri i ShqipërisëEdi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur zhgënjimin në lidhje me gazetën e njohur austriake derStandard me një lajm për dokumentin “non paper” të publikuar më parë për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Rama thotë se asnjëherë nuk ka mbështetur ndonjë ndryshim kufiri mes Kosovës dhe Serbisë.

“DerStandardat”, çfarë zhgënjimi të shikosh një gazetë me reputacion kaq të lartë që të sillet si përhapës i lajmeve të rreme! Nuk kam thënë asnjë herë ndonjë gjë në lidhje me “non paper-in dhe hartën” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim kufiri ndërmjet vijave etnike mes Serbisë dhe Kosovës. E turpshme”, shkruan Rama.

Por çfarë thuhet në artikullin, që solli reagimin e Kryeministrit shqiptar? Bëhet fjalë për një shkrim të botuar më 27 Prill, ku ndër të tjera thuhet:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha medias shqiptare se ai e kishte parë ‘non paper’-in dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”.

Mediat sllovene publikuan një dokument jo zyrtar në mes të Prillit, që mendohet se ka qarkulluar në rangjet e larta të qeverisë, për t’ju dërguar si propozim për diskutim Këshillit Europian në gjysmën e dytë të këtij viti, kur Sllovenia të marrë presidencën e radhës të unionit.

Siç është materializuar në një hartë, në dokument propozohet që pjesa më e madhe e Kosovës t’i bashkohet Shqipërisë së bashku me Luginën e Preshevës. Veriu i Kosovës, Republika Serbe e Bosnjes dhe territoret e tjera të banuara nga serbët në këtë vend t’i bashkohen Serbisë, jugu i Bosnjes t’i bashkohet Kroacisë, ndërsa Bosnja të ruajë një territor tepër të reduktuar.

Kryeministri slloven Janez Jansha e quajti megjithatë si të pavërtetë dhe spekulim këtë dokument./tvklan.al

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com