Religjion
“Që të falënderoni”

Ndonjëherë ankohemi për çdo gjë, duke harruar oqeanin e mirësive që kemi. Pastaj Allahu na sprovon akoma për ta kuptuar se ankesat e mëhershme ishin të pa nevojshme.
Ne ankohemi, ndërsa jemi të mbuluar me mirësi.
Vetëm se këto mirësi nuk mund të shihen me sytë e ballit por me sytë e Imanit – besimit.
Mos të lejojmë që nëpërmjet sprovave të kuptojmë sa mirësi të mëdha kemi, por të jemi mirënjohës çdo moment.
Ajeti i vetëm i Kuranit ku përmendet ramazani përfundon me fjalët: “…që të falënderoni”.
Përkthim: A. D. Islampress






















