Shëndetësi
Pse pirja e çajit mund të ndihmojë gjatë një krize?

Çaji është ndër pijet e parapëlqyera në të gjithë botën.
Njerëzit e pinë atë për t’u çlodhur, gjallëruar dhe qetësuar, dhe është diçka që ju duhet tani më shumë se kurrë, shkruan CNNhealth, transmeton Klankosova.tv.
Me rritjen e konsumit të çajit, Kombet e Bashkuara kanë caktuar 21 majin “Ditën Ndërkombëtare të Çajit”.
Shkencëtarët kanë filluar të shikojnë se si çaji mund të ndikojë në humor dhe aftësinë e njohjes. Në mënyrë të veçantë, ata po hulumtojnë nëse efektet relaksuese dhe alarmuese janë një rezultat i drejtpërdrejtë i përbërësve në çaj.
Çaji gjithashtu ka disa përfitime për shëndetin fizik. Konsumimi i tij lidhet me jetëgjatësinë, mund të zvogëlojë disa faktorë rreziku për sëmundje kardiovaskulare, goditjen në tru, dhe gjithashtu mund të ketë një efekt në shkrirjen e dhjamit.
Çaji jeshil dhe i zi vijnë nga e njëjta bimë, derisa çaji jeshil edhe pse përpunohet në një mënyrë tjetër, shkencëtarët besojnë se ka efekte pozitive në shëndetin mendor.
Pirja e çajit jeshil është zbuluar se përmirëson funksionimin e trurit, tha Stefan Borgwardt, Drejtor i Departamentit të Psikiatrisë dhe Psikoterapisë në Universitetin e Lübeck në Gjermani.
The post Pse pirja e çajit mund të ndihmojë gjatë një krize? appeared first on Klan Kosova.





















