Connect with us

Lajme

Pse humbi PD më 25 prill? Shehaj tregon gabimet e ndodhura…

Publikuar

Agron Shehaj thotë se Partia Demokratike nuk fitoi në zgjedhjet e 25 prillit sepse shqiptarët nuk besuan të lidershipi i saj.

“Po, u folëm shqiptarëve për integrimin në BE që po ashtu është i rëndësishëm, por me këtë lidership nuk kanë për të na kuptuar. E vërteta është që shqiptarët nuk besuan tek ne, sepse nuk besuan tek lidershipi. Duke parë si është drejtuar opozita ishte e qartë”, tha Shehaj në një takim me demokratët në Vlorë.

Shehaj thotë se rruga e vetme për të rrëzuar Edi Ramën është ajo përmes votës, ndërsa tha se betejat e opozitës duhet të zhvillohen në Parlament, duke kritikuar edhe njëherë tjetër vendimin për djegien e mandateve dhe bojktimin e zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

“Betejat tona duhet të bëhen në institucione dhe parlament. Rruga që ndoqëm nuk na çoi askund. Djegia e mandateve, mundësoi ndryshimin e sistemit zgjedhor duke ndaluar koalicionet. Mospjesëmarrja në zgjedhje po ashtu na ka dëmtuar. Po të mos kishin ndodhur këto dy gjëra ka shumë gjasa që do të kishim fituar më 25 prill”, tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK