Connect with us

Lajme

Pritet të mblidhet Kuvendi, rrezikon të rrëzohet Qeveria e Malit të Zi

Publikuar

më

Sot Kuvendi i Malit të Zi do të diskutoj për rezolutën e paraqitur nga partitë opozitare, në krye me atë boshnjake. Rezoluta dënon dhe pranon gjenocidin në Srebrenicë të kryer nga forcat serbe.

Kësisoj, rezoluta pritet të ketë përkrahjen e shumicës së deputetëve, pas mbështetjes që i ka dhënë partia në pushtet e Dritan Abazoviqit, URA.

Po ashtu, pjesë e rendit të ditës është edhe shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut, Vladimir Leposaviq, që kohë më parë tha se nuk mendon që në Srebrenicë ka pasur gjenocid më 1995, ku u vranë mbi 8.000 burra boshnjakë.

Rezoluta ka mundësi të rrëzojë edhe Qeverinë e udhëhequr nga koalicioni Fronti Demokratik që përbehet nga parti proserbe, në krye me “Demokracia e Re Serbe”, shkruan të mërkurën gazeta “Oslobodjenje”.

Ndërsa, kryeministri Zdravko Krivokapiq nuk është shprehur qartë për Srebrenicën, por ka pranuar në disa raste se kjo çështje mund ta rrëzojë qeverinë.

Vlen të theksohet se partia e Abazoviqit, tashmë është deklaruar se do të mbështesë rezolutën. URA ka katër deputetë dhe bën pjesë në Qeverinë e Malit të Zi, ku Abazoviq është zv.kryeministër.

.

Shqipëri2 minutes ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme25 minutes ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme1 hour ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme2 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Maqedoni2 hours ago

Dyshime për operacione të panevojshme në spitalet private: Nëntë nga 13 ndërhyrje rezultuan të pajustifikuara

Maqedoni2 hours ago

Kuvendi pritet të mbajë seancë urgjente për dhunën ndaj grave dhe femicidin

Maqedoni2 hours ago

Maqedonia ngec në rrugën drejt BE-së: Vetëm 3,8 pikë përparim në gjashtë vjet, Shqipëria dhe Mali i Zi ecin me hapa të shpejtë

Shqipëri3 hours ago

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Kosovë4 hours ago

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe – dikush i largon

Lajme4 hours ago

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, Shqipëria përgatit listë të re me persona “Non Grata”?

Lajme4 hours ago

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit

Maqedoni4 hours ago

Arrestohen gjashtë shtetas turq në Shkup për qëndrim të parregulluar

NA NDIQ NË FACEBOOK