Connect with us

Sport

Prishtina fiton me Feronikelin dhe prek titullin, Drita barazon me Ballkanin!

Publikuar

Prishtina vendos njërën dorë tek titulli kampion në Superligën e Kosovës. Skuadra e Zekerija Ramadanit fitoi minimalisht 2-1 ndaj Feronikelit në kryeqytet duke e thelluar në 5 pikë avantazhin ndaj Dritës së vendit të dytë, 2 javë para fundit, me Prishtinën që në dy ndeshjet e mbetura ka nevojë për vetëm 2 pikë. Një gol i Leonit Abazit dhe një autogol i Smakqit i dhanë fitoren e 8-të rresht Prishtinës që tashmë e ka thuajse të sigurtë titullin kjo falë edhe barazimit 1-1 në sfidën e dy rivalëve direkt Dritës dhe Ballkanit në Gjilan me intelektualët që ruajtën vendin e 2-të në renditje. Në ndeshjet e tjera Llapi mposhti 1-0 Besën, Arbëria barazoi 1-1 me Drenicën ndërkohë që Trepça ’89 mori tre pikë të arta në garën për mbijetesë falë suksesit 2-1 ndaj Gjilanit.

NA NDIQ NË FACEBOOK