Connect with us

Lajme

Policia po e heton vrasjen në Butel, nuk jep shumë detaje

Publikuar

Policia është duke punuar për zbardhjen e motivit nga përleshja e armatosur mbrëmjen e kaluar në Butel të Shkupit, ku mbeti i vrarë 43-vjeçari Kamber Idrizi ndërsa lëndime të rënda mori shoqëruesi i tij 24 vjeç. Burime nga MPB-ja thonë se po punohet në disa pista hetimi, por më e besueshme është ajo që lidhet me përleshjen e armatosur dy vite më parë në një hotel të njohur në Shkup. Policia nuk jep informacione se çfarë i parapriu ngjarjes tragjike.

“Disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ndodhej K.I i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër me iniciale L.P u dërgua në spital ku edhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB-së.

Duke u thirrur në informacione të nxjerra nda dosja penale mediat raportojnë se viktima ka qenë i njohur për organet e rendit. Në shkrimet e publikuara menjëherë pas përleshjes thuhet se në vendin e ngjarjes ka mbetur i vrarë Kamber Idrizi, ndërsa në drejtim të automjetit ku ndodhej janë shkrepur 90 fishekë me armë kallashnikov. Më tej thuhet se në shoqëri ka pasur edhe një person tjetër 24 vjeç nga Haraçina e Shkupit. Mbetjet nga vendi i krimit të cilat i ka konfiskuar Prokuroria Publike për t’i përdorur si prova materiale janë dhjetëra gëzhoja dhe dy karikatorë të pushkëve automatike. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes në rrethana anonimati kanë deklaruar se në drejtim të viktimave kanë gjuajtur të paktën dy persona nga një automjet xhip ngjyrë të zezë./Alsat/

Maqedoni16 minutes ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni19 minutes ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri49 minutes ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme2 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme2 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni4 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota4 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme4 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni4 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni4 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota4 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni4 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

NA NDIQ NË FACEBOOK