Lajme
Përdhunuan 15 vjeçaren në Lezhë, dalin para gjykatës, pesë të akuzuarit

Pesë persona akuzohen për abuzimin seksual ndaj një adoleshenteje, në Tarazh të Mirditës.
Dje, babai i vajzës tregoi për “Shqipëria live” se ngjarja ka ndodhur në 8 mars, pasi Artani mori vajzën nga shkolla. “Artani ishte i pari që abuzoi me gocën. Kemi pasur hyrje-dalje me të. 2 km larg nesh është shtëpia e tij nga shtëpia jonë. E ka marrë te shkolla vajzën, e ka gënjyer. E ka futur në makinë me zor, e ka çuar në një fshat, i ka dhënë diçka për të pirë dhe i ka hedhur drogë brenda.
Ka kryer marrëdhënie me të dhe pastaj e ka çuar te shoku i tij, Nik Lleshi, bashkëfshatar i joni. Është i martuar me dy fëmijë. I kishin bërë një video gocës. Të gjithën e ka organizuar Artani. Adrianin dhe Artanin i kemi kushërinj”, rrëfeu ai, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.
Babai tha se e mitura “ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe deri tani nuk i është ofruar asnjë ndihmë”.
Ndërkohë, sot, në orën 13:00 do të mbahet seanca e parë gjyqësore për të akuzuarit.
.



















