Lajme
Përdhunimi i 15 vjeçares, qytetarët marshojnë në Rrëshen

Dhjetëra persona janë mbledhur në qytetin e Rrëshenit për të protestuar për ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 15 vjeçares nga 5 persona.
Policia raportoi disa ditë më parë se personat që kishin abuzuar me të miturën ishin nga 17 deri në 44 vjeç, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv .
Mësohet se qytetarët, të cilët kanë shkuar në Rrëshen nga disa qytete të Shqipërisë, pasi ka pasur organizim me autobusë, janë nisur nga sheshi kryesor dhe po marshojnë drejt komisariatit të Policisë Rrëshen.
.



















