Lajme
Pas Palestinës dhe Libanit, një tjetër vend hedh raketa drejt Izraelit

Pas sulmeve me raketa nga forcat e Hamasit në Gaza dhe atyre të Hezbollahut në Liban, edhe një tjetër vend ka hedhur mjete shpërthyese drejt Izraelit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Izrael, 3 raketa janë lëshuar nga Siria në drejtim të Lartësive Golan.
Raketat ranë pranë një fshati izraelit dhe nuk raportohen të lënduar apo dëme.
Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është intensifikuar në ditët e fundit ku si pasojë e përplasjeve të armatosura dhe sulmeve ajrore kanë humbur jetën mbi 100 civil palestinez.






















