SKENA
Pas largimit nga “Përputhen”, Mevlani bën këtë veprim

Mevlani sapo ka publikuar këngën e re. Mevlan Shaba pas largimit nga emisioni i dashurisë “Përputhen”, duket se do të përqendrohet në muzikë, shkruan lajmi.net.
Ai sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Të doja”, të cilin e solli të shoqëruar edhe me videoklip.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Stine, i cili njëherësh ishte edhe producent, kurse videoklipi është punuar nga XL Films.
Ndryshe, Mevlani është larguar nga “Përputhen” bashkë me Ledianën, me të cilën është ende e paqartë nëse është bashkë.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të Mevlanit, me titull “Të doja”.
















