Connect with us

Shëndetësi

Pabarazitë racore vazhdojnë me vaksinimet, tregojnë të dhënat në SHBA

Publikuar

Shkalla e vaksinimit për COVID-19 e amerikanëve me ngjyrë ende mbetet në fushatën e SHBA-ve, mirëpo amerikanët vendas tregojnë nivelet më të larta në përgjithësi, sipas të dhënave federale të marra nga Kaiser Health News.

Analiza e KHN tregon se vetëm 22 për qind e amerikanëve me ngjyrë kanë marrë një dozë të vaksinës dhe normat e këtyre të fundit ende qëndrojnë mbrapa atyre të të bardhëve në pothuajse çdo shtet.

Mirëpo përpjekjet e synuara kanë rritur nivelet e vaksinimit midis grupeve të tjera të pakicave. Hispanikët (njerëzit e kulturave ose vendeve që lidhen me Spanjën) në tetë shtete, Distrikti i Columbia-s dhe Porto Riko, tani janë vaksinuar me ritme më të larta se të bardhët jo-Hispanikë. Megjithatë 29% e hispanikëve janë vaksinuar në shkallë vendi, krahasuar me 33% të bardhëve.

Ndërsa 45% e amerikanëve vendas kanë marrë të paktën një dozë, ndryshime të mëdha ekzistojnë në varësi të vendit ku ata jetojnë. Dhe normat aziatike të vaksinimit janë të larta në shumicën e shteteve, me 41% që kanë marrë një dozë të vaksinës, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Analiza nënvizon se si janë përmirësuar pabarazitë e vaksinimit, ndërsa disponueshmëria është hapur dhe zyrtarët e administratës së Biden janë përpjekur të vendosin përparësinë e shpërndarjes së drejtë. Mirëpo akoma, boshllëqet vazhdojnë edhe pasi grupet e pakicave kanë vuajtur nivele shumë më të larta të vdekshmërisë nga pandemia se të bardhët dhe janë në rrezik infektimi ndërsa shtetet lëvizin për t’u rihapur dhe për të hequr mbajtjen e maskës.

Pavarësisht nga këto boshllëqe të zgjatura, CDC javën e kaluar tha se ata që janë plotësisht të vaksinuar nuk kanë nevojë të mbajnë maska ​​në mjedise të brendshme dhe të jashtme ose në distancë fizike. Vetëm 38% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht, transmeon Klankosova.tv.

The post Pabarazitë racore vazhdojnë me vaksinimet, tregojnë të dhënat në SHBA appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK