Lajme
“Nuk dua të legjitimoj një farsë”, tërhiqet kandidati për kreun e PD-së, nuk e dorëzon formularin

Në ditën e fundit të depozitimit të formularit për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike, vijnë edhe sinjalet për mos përfshirjen në garën e 13 qershorit.
Lisandër Hoxha një ditë më parë kishte paralajmëruar dhe dhënë sinjale se do të ishte një ndër kandidatët për postin e kryetarit të PD-së, por ditën e fundit të depozitimit të kërkesës ai është tërhequr.
“Sot aty nuk ka gare sepse rezultati i përfundimit të saj është parashkruar dhe nuk ka asnjë mundësi që përballja të jetë reale. Unë nuk i kam ikur asnjëherë asnjë sfidë dhe asnjë përgjegjësie. Me dhjetëra herë jam përballur me padrejtësitë e brendshme deri aty sa kam dhënë edhe doreheqjen nga çdo funksion në disfavor të mendësisë pragmatiste që shumica aty mban. Këtë rol e kam zgjedhur si model jete dhe nuk kam ndermend ta ndryshoj. Në garë do të futesha nëse çdo anëtar i PD do kishte të drejtë vote dhe nëse gara nuk do të kontrollohej nga një komision i njëanshem dhe nje rregullore antidemokratike. Për këto arsye sot kam zgjedhur të mos e dorëzoj aplikimin tim per Kryetar te PD. Kjo pasi nuk dua të legjitimoj një farsë, e cila e bën Partinë Demokratike më të vogël, humbëse dhe të shkeputur nga realiteti”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.
Deri më tani kanë paraqitur formularin e kandidimit tre kandidatë Fatbardh Kadilli, Ibsen Elezi dhe Edit Harxhi. Pritet që edhe Basha të paraqesë zyrtarisht formularin.
Postimi i plotë në Facebook i Lisander Hoxhës
Të dashur miq, ju falendëroj përzemërsisht për mesazhet dhe urimet tuaja inkurajuese pas daljes në media të lajmit sa i takon kandidimit tim për Kryetar të Partise Demokratike!
E kam menduar vërtet gjatë këtë mundesi, duke patur parasysh idenë time se vetem të rinjtë kanë mundësinë të ringrenë PD në kuotat e fitores. Jam menduar mbi ato që sot po i ndodhin të rinjve në mbarë vendin, duke e kthyer Shqipërinë në Sirinë e Europës, ku për çdo 100 të rinj, 80 duan të largohen.
Kam dëgjuar për 8 vite shqetësimet e prodhuara nga një qeveri që i ka braktisur shqiptarët dhe kam parë me sy dhunën ndaj lirive, pronës dhe dinjitetit njerëzor për çdo kategori të shoqërise sonë.
25 Prilli ishte një mundësi e artë për të çliruar vendin nga mafia me kollare, e cila po grabit edhe djersën në ballin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.
Ajo mundësi humbi nga një model drejtuesish hipokrit, që të gjithë hallin e kishin tek ndarja e ministrive, drejtorive dhe premtimet korruptive të babëzisë prej maskarai dhe jo te eatyre që duan të sjellin ndryshimin. Ai shans i iku vendit nga një sjellje arrogante e ekipit drejtues, të cilët u mbyllën në një rreth vicioz urimesh dhe gënjështrash, të cilat e lanë lidershipin e PD në një botë imagjinare si Liza në botën e çudirave.
Demokratët mbeten 12 vite në opozitë, të mundur, të përçare dhe të tradhëtuar. Ne mbetëm peng tek Rilindja dhe sektet Neo Marksiste, të cilat duan ta blejnë Ballkanin Perëndimor dhe ta sundojnë ate eme modelin e ylberit.
Premtimet me ylber bashkeqeverisës dhe marrëveshjet prej stabilokrati po e lenë vendin tonë të fundit në Europe për të ardhurat eper fryme. Po i lenë arat djerrë, po i lenë njerëzit në borxhe dhe kanë sjellë vetëm stres, ankth dhe humbje të shpresës dhe besimit në shoqëri se modeli i opozitës virtuale do e mundë ndonjëherë këtë qeveri në zgjedhje.
Për këto arsye hartova një platforme të zgjidhjes së shpejtë, e cila bazohet në disa hapa konkrete se si çmontohet Rilindja dhe mekanizmi i tyre elektoral.
E para fillon me bashkimin e së djathtës në një koalicion të ri moral mbi vlerat që na mbajnë bashkë.
Së dyti, rikompozim i të gjitha strukturave të Partisë Demokratike nën një frymë tjetër të funksionalizmit dhe organizimit në terren.
Së treti, krijimi i kushteve të besimit përmes kolegjalitetit funksional në të gjitha organet e reja të partisë, duke bërë aksionin politik një sipërmarrje gjigande dhe jo një nisme të paqartë të një grupi të vogël.
Së katërti, do të riformatoja modelin e organizatave partnere, si FRPD dhe LDG, duke i bërë ato një armë të fortë në dorë të PD.
Së pesti, do të filloja bashkë me qytetarët fushatën kombëtare të antikorrupsionit, duke evidentuar çdo zyrtaruc të rilindjes, i cili rrjep dhe kushtëzon qytetarët e vendit tim për përfitim personal.
Së gjashti, do të filloja lëvizjen shoqërore me moton “Shqipëria është e jona” në të gjitha fakultetet dhe gjimnazet e vendit për të provokuar protestat më të mëdha kombëtare.
Së shtati, do të hapja Partine Demokratike duke e bërë aksesin e qytetarëve ne degët e saj më të lehtë se një rimbushje telefoni. Asnjë kandidat për deputet apo Kryetar Bashkie nuk do të zgjidhej nga kulisat, por do t’i nenshtrohej nje propozimi dhe votimi në popull dhe jo vetëm tek anëtarët e partisë, duke rritur pranueshmerinë e secilit prej te ezgjedhurve me një model tërësisht demokratik.
Së teti, do të luftoja fort për një liste të hapur 100% duke tentuar të ndryshoj Kodin Zgjedhor në mënyrë që çdo emigrant të ketë mundësinë e votës së garantuar.
Së nënti, do të hartoja një program qeverisës te bazuar 100% tek vlerat e së djathtës, si Liria, Prona, Familja, Shteti Ligjor, duke shmangur çdo shtojcë tjetër, e cila e nxjerr nga identiteti forcën tonë politike. Kjo, sepse besoj fort se vlerat tona janë më konkrete dhe të realizueshme se çdo program i majtë.
Së dhjeti, do të nxisja një marrëdhënie të re besimi te popullit shqiptar tek kjo forcë politike, e cila ka çdo arsye për të qenë oferta e vetme serioze dhe qeverisëse, duke iu paraqitur atyre me nje model krejt të ri në koncept, ide dhe vizion se si behet politika ne vend. Partia Demokratike ka lindur nga te rinjte dhe e tyre duhet te jete.
Për të gjithea këto arsye mendova se kandidimi im do i jepte vlerë garës duke vendosur anëtarësinë përballë zgjedhjes së platformave më të mira për drejtimin e PD.
Ajo qe sot po ndodh është vazhdimi i rrugës së vjetër të mbajtjes peng të gares përmës makinacioneve dhe arrogancës. Sot aty nuk ka garë, sepse më 13 Qershor nuk kanë të drejte vote 20 mijë anëtarët e FRPD. Sot aty nuk ka garë, sepse janë me mijëra anëtar të fshirë si “pasiv” nga sistemi vetëm për qëllime kalkulimi. Sot aty nuk ka garë, sepse garohet përballe një Kryetari në detyrë, i cili kontrollon të gjithë administratën e partisë, zyrën e shtypit dhe çdo aset që e bën të pabarabartë fushën e lojës.
Sot aty nuk ka gare sepse rezultati i përfundimit të saj është parashkruar dhe nuk ka asnjë mundësi që përballja të jetë reale. Unë nuk i kam ikur asnjëherë asnjë sfidë dhe asnjë përgjegjësie. Me dhjetëra herë jam përballur me padrejtësitë e brendshme deri aty sa kam dhënë edhe doreheqjen nga çdo funksion në disfavor të mendësisë pragmatiste që shumica aty mban. Këtë rol e kam zgjedhur si model jete dhe nuk kam ndermend ta ndryshoj.
Në garë do të futesha nëse çdo anëtar i PD do kishte të drejtë vote dhe nëse gara nuk do të kontrollohej nga një komision i njëanshem dhe nje rregullore antidemokratike. Për këto arsye sot kam zgjedhur të mos e dorëzoj aplikimin tim per Kryetar te PD.
Kjo pasi nuk dua të legjitimoj një farsë, e cila e bën Partinë Demokratike më të vogël, humbëse dhe të shkeputur nga realiteti.





















