Connect with us

Sport

Neymar: Nesër për fitore edhe nëse lë jetën në fushë, unë në ballë të luftës

Publikuar

PSG luan nesër një ndeshje të madhe ndaj Manchester Cityt në transfertë, teksa kampionëve të Francës i duhet të përmbysin humbjen e pësuar në Paris me shifrat 1-2.

Para kësaj sfide ka folur një nga yjet e Parisit, Neymar. Braziliani merr peshën kryesore për atë sfidë dhe bën bujë kur shprehet se do luftojë për të fituar atë ndeshje, edhe nëse do i duhet të vdesë në fushë.

Kemi një ndeshje të vështirë me Manchester City, por duhet të besojmë. Çdo tifoz i yni duhet të besojë te ne. Jam i pari që do dal në ballë, jam luftëtari i parë që do futem në këtë luftë. Do bëj më të mirën time dhe do i përkushtohem në maksimum për të fituar, edhe nëse do më duhet të lë jetën në fushë”, u shpreh Neymar.

.