Connect with us

Lajme

Në Rinas arrijnë edhe 14 mijë vaksina Pfizer

Publikuar

Sasia e radhës e vaksinave Pfizer ka arritur mbrëmjen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur me anë të një statusi në Facebook se kanë mbërritur 14,040 vaksina.

“Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave AntiCovid”, ka shkruar Rama.

Një ditë më parë erdhën edhe 60 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac të Sinovac, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash, të qeverisë shqiptare me distributorin e autorizuar të Sinovac në Turqi./ A2 CNN

.

NA NDIQ NË FACEBOOK