Tech & Auto
Ndikimi i Elon Musk në Bitcoin dhe Dogecoin

Pronari i makinave elektrike “Tesla”, Elon Musk, padyshim se ka një ndikim të madh në kriptovalutat si Bitcoin dhe Dogecoin.
Ndikimi i Musk në Bitcoin është i madh, kjo pasi që shefi i “Tesla” muaj më parë ka vendosur që të investoj në këtë kriptovalut një shumë të madhe parash, ndërsa në mesnatën e datës 13 të këtij muaji Musk ka thënë në Twitter se “Tesla” ka pezulluar blerjen e automjeteve duke përdorur Bitcoin, pasi që sipas Musk ata janë të shqetësuar për rritjen e shpejtë të përdorimit ë lëndëve djegëse fosile për transaksionet e Bitcoin, veçanërisht qymyrin.
“Tesla nuk do të shesë asnjë Bitcoin dhe ne synojmë ta përdorim atë për transaksion sa më shpejt që të kaloj në energji më të qëndrueshme. Ne gjithashtu po shikojmë kriptovalutat e tjera që përdorin <1% të energjisë së Bitcoin”, ka shkruar Musk në Twitter.
Menjëherë pas këtij postimi, çmimi i Bitcoin ka rënë dukshëm nga 57 mijë në një moment çmimi i tij ishte 47 mijë e 881 dollar ndërsa momentalisht çmimi i Bitcoin është 49 mijë e 831 dollar.
Por, një rritje të madhe pati kriptovaluta tjetër që quhet Dogecoin.
Musk në një “cicërimë” tjetër tha janë duke punuar me Doge për të përmirësuar efikasitetin e transaksionit të sistemit
“Duke punuar me Doge devs për të përmirësuar efikasitetin e transaksionit të sistemit. Potencialisht premtues”, ka shkruar Musk në Twitter, transmeton KlanKosova.tv.
Këtë postim, Musk e bëri mbrëmë dhe menjëherë çoi në ngritjen e çmimit të Dogecoin për 25% apo nga 39 cent sa ishte para këtij postimi çmimi u ngrit në 55 cent.
.






















