Lajme
Muri në Çair, Bekim Sali: Ky është nënçmim dhe manifestim i paaftësisë së Visar Ganiut dhe Petre Shilegovit
Përfaqësuesi i opozitës shqiptare, Bakim Sali ka reaguar ashpër ndaj murit që u vendos mbrëmjen e kësaj të mërkure në Çair.
Reagimi në Facebook i Bekim Sali:
Visar Ganiu e “pobratimi” i tij Petre Shilegov duhet ta dinë se në këtë “grykë” qarkullojnë rreth 100 mijë qytetarë, shumica shqiptarë, e që janë taksapagues si gjithë të tjerët që jetojnë në Shkup. Pra, edhe ata meritojnë trajtim të barabartë sikurse bashkëqytetarët e tyre maqedonas. Ne banorët e Çairit nuk keni nevojë dikush të na vendose “në kollosek”. Ne kemi nevojë të kemi rrugë e bulevarde sikurse të tjerët. Ky është nënçmim dhe manifestim i paaftësisë së Visar Ganiut dhe Petre Shilegovit ndërsa në vepër është ofendim i paparë ndaj shqiptarëve.
Drejtuesit e institucioneve duhet të ofrojnë zgjidhje – zgjerim të rrugëve dhe jo të na ndërtojnë këtu mure të turpit.
Visar, ti nuk gjete asnjë zgjidhje tjetër efektive dhe funksionale për këtë problem, por lejon nënçmimin e popullatës që duhet ta përfaqësosh me dinjitet!