Connect with us

OP / ED

Mësojeni fëmijët që mos të frikësohen nga POLICIA por ta ndjejnë atë si mburojë dhe siguri!

Published

on

Shkruan: Hasim Murtezani

Padyshim se policia paraqet pasqyrën e një shteti.Edhe përskaj anomalive të shumta dhe defekteve të ndryshme që mund të përmenden mbi punën profesionale të policisë së shtetit,sot duhet gjetur vullnetin dhe pozitivizmin për të thënë se policia mban gjallë një vend dhe ajo paraqet organin më vital i cili mban në jetë trupin institucional që organizmit shtetërorë dhe qytetarë ti krijoj imunizim nga gjitha kanosjet eventuale që mund ti paraqiten.

Dita e policisë e regjistruar si shtatë maji,është ditë me rëndësi të posaçme e cila shënon ditën e falemenderimit dhe respektit ndaj këtij organi kaq të rëndësishëm për sigurinë shtetërore dhe asaj qytetare.Policia e shtetit është gurthemeli i parë në fillimin e ndërtimit të një organizimi institucional brenda një teritori shtetërorë.

Dita e shtatë majit sa na përkujton momente të caktuara të hidhura që kanë ndodhur nga individ të papërgjegjshëm të veshur me uniformën e policisë dhe të dirigjuara nga sherifët politikë, shumë më shumë na përkujton momente falenderuese dhe inkurajuese për punën e policisë së shtetit.Falë tyre sot mbahet rendi dhe qetësia publike,falë tyre sigurohet paprekshmëria shtetërore dhe popullore,falë tyre kur të gjithë ne bëjmë gjumë të qetë e të rehatshëm ata janë në krye të detyrës për sigurimin e jetëve tona dhe të shtetit tonë të përbashkët!

NA NDIQ NË FACEBOOK