Shëndetësi
Mbi 4 mijë të vaksinuar dje në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 4 mijë e 67 persona të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën kundër COVID-19.
Tutje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë prej fillimit të vaksinimit janë dhënë në total 50 mijë e 176 doza të vaksinës.
“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin. MSh u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie, transmeton KlanKosova.tv..
The post Mbi 4 mijë të vaksinuar dje në Kosovë appeared first on Klan Kosova.





















