Connect with us

Lajme

Mbetjet e raketës kineze mund të bien në Tokë, përfshihet edhe Shqipëria

Published

on

Mbetjet e raketës kineze që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën tonë pas mesnatës dhe orës 4.26 të mëngjesit të ditës së diel, më 9 maj.

Raketa “Long March 5B Y2” u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor dhe objekti 18 tonësh është një nga më të mëdhenjtë në dekada që do të realizojë një hyrje të pa drejtuar në atmosferë.

Zona e rënies së mundshme në këtë rast është e kufizuar dhe mbetjet mund të bien në 41.5 gradë gjerësi gjeografike veriore dhe 41.5 gradë gjerësi gjeografike jugore, pjesë në këtë hapësirë gjeografike bën pjesë edhe Shqipëria, pasi vendi është në gjerësinë veriore 39 gradë e 38′ dhe 42 gradë e 39′.

Një nga vendet që mund të preken është edhe Italia, e cila ka marrë masa paraprake në 9 rajone të vendit.

Qytetarëve që jetojnë në Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Bazilikata, Puglia, Kalabri, Siçili dhe Sardenja u është këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, për të shmangur çdo lëndim të mundshëm pasi mund të ndodhë që pjesë të raketës të bien atje.

Në trajektoren e rënies mund të përfshihet edhe vendi ynë, por ekspertët ndërkombëtarë deklarojnë se mundësitë më të mëdha janë që pjesët e raketës do të bien në ujin e Paqësorit./TCh/

.

NA NDIQ NË FACEBOOK


Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com