Connect with us

Lajme

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria synojnë të rivendosin dialogun për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Publikuar

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria synojnë të rivendosin dialogun për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë bllokuar procesin e integrimit evropian. Presidentët e dy shteteve, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev shkuan në një avion në Romë të Italisë për të marrë pjesë në manifestimin e përbashkët për Shën Kirlin dhe Metodin.

“Vizitën e përbashkët në Romë për ta shënuar Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, presidentët Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev po e shfrytëzojnë për ta diskutuar kontestin dypalësh, që po e mban peng fillimin e negociatave mes vendit dhe Bashkimit Evropian. Para se të niseshin për në Romë, presidentët patën një takim te shkurtër e aeroportin e Shkupit, pas çka deklaruan se përskaj faktit se negociatat dypalëshe janë në kompetencë të Qeverive të dy vendeve, ata po e relaksojnë atmosferën dhe po e ripërtërijnë besimin dypalësh, përmes dialogut në nivel më të lartë”

Në takimin e shkurtër në aeroportin e Shkupit sipas presidentit Pendarovski është biseduar kryesisht lidhur me zhvillimet e fundit dhe takimet në Bruksel. Pendarovski tha se dy vendet duhet të flasin si miq dhe çështjet e vështira të afrojnë edhe më shumë dy vendet. Presidenti bullgar tha se shënimi i përbashkët i manifestimit është një rasti i mrekullueshëm për rivendosjen e dialogut.

“Zgjidhjet bëhen nga qeveritë tonë ndërsa ne jemi këtu për të relaksuar atmosferën, për të folur me një gjuhë tjetër. Mendoj se ka nevojë që të ripërtërimë besimin dhe si miq të flasim dhe për çështjen mes të vështira që na ndajnë dhe unë shpresoj se këto dallime së shpejti do të afrojnë më shumë dy vendet tona”– deklaroi Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.

“Unë mendoj se udhëtimi i përbashkët në Romë dhe homazhet për vëllezërit shën Kirili dhe Metodi është një rast i mrekullueshëm për të ripërtërirë dialogun midis dy vendeve tona në nivelin më të lartë dhe për të shprehur vullnetin tonë të përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet tona në fryma e bashkëpunimit dhe miqësisë”– pohoi Rumen Radev, President i Bullgarinë.

Lidhur me takimet mes dy vendeve është prononcuar edhe Ambasada SHBA-së në Shkup. “Shohim një rrugë pozitive përpara dhe jemi të kënaqur me bisedimet e vazhdueshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të çuar përpara anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në BE”, kështu ka shkruar në Tëitter ambasadorja amerikane Kejt Bërns.

.

Lajme3 seconds ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni18 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni30 minutes ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë33 minutes ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme40 minutes ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë40 minutes ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni1 hour ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme2 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni2 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

Shqipëri2 hours ago

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

NA NDIQ NË FACEBOOK