Connect with us

Lajme

Maqedoni/ Me ligjin e ri për ndërtimet e egra shpëtojnë të fortit, ja emrat

Publikuar

Me Ligjin për legalizim të objekteve pa leja të votuar mbrëmë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut amnistohen edhe disa nga shkelësit e ligjit, të akuzuar dhe persona ndaj të cilëve kryhen hetime për ndërtime pa leje. Partitë e shumicës parlamentare LSDM, BDI dhe Besa pranuan propozimin e VMRO-së, duke u bërë bashkëpjesëmarrës në sjelljen e ligjit, që nga shumëkush konsiderohet si skandaloz, shkruan in7.

Me nenin e propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE’së, i cili u votua edhe nga deputetët e shumicës qeverisëse, ky ligj u jep mundësinë atyre për të cilët po zhvillohen procedurat për ndërtime të paligjshme të mos përgjigjen, siç është ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevco Jakimovski për të cilin zhvillohet një procedurë e tillë.

Neni 41 të Ligjit për përcaktimin e statusit juridik të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, për të cilin votuan 72 deputetë, parasheh që “procedurat administrative dhe gjyqësore (penale dhe civile) që janë duke u zhvilluar dhe që rrjedhin nga procedurat për largimin e objekteve që kanë përfunduar ose janë në procedurë dhe procedurat në lidhje me ndërtimin e ndërtesave të paligjshme me qëllimin e caktuar do të ndalen për të gjitha llojet e ndërtesave në përputhje me Ligjin për ndërtim dhe ligjet e tjera në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji”.

Përveç Stevço Jakimovskit, nga ky ligj do të përfitojë edhe gazetari kontravers dhe bashkëpunëtor i ngushtë me Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin, Dragan Pavlloviq LLATAS. Shpëton nga ky ligj edhe ndërtuesi i objektit pa leje tek Qendra Tregtare Mavrovësja dhe pronarët e objektit të shumëpërfolur tek Ambasada e SHBA’së, për të cilin flisnin në “bombat e Zaevit”, Nikolla Gruevski me Ali Ahmetin./in7.tv/

NA NDIQ NË FACEBOOK