Connect with us

Lajme

Ligji për legalizimin e ndërtimeve ilegale kthehet në Kuvendin e Maqedonisë

Publikuar

më

Pasi Presidenti Stevo Pendarovski nuk dekretoi ligjin për legalizimin e objekteve të jashtëligjshme ai me automatizëm është kthyer në Kuvend. Rregullorja e Kuvendit parashikon që në afat prej 30 ditësh nga dita e miratimit, kreu i Kuvendit ta vendosë ligjin në rend dite për rishqyrtim. Pavarësisht shumicës së nevojshme për miratimin e parë, në miratimin e dytë ligjin duhet ta mbështesin 2/3 e deputetëve.

Pas rimitatimit eventual, Presidenti është i detyruar ta firmosë dekretin. Ligji në fjalë u miratua më 11 maj, prandaj bazuar në afatet e Rregullores, duhet të vendoset në rend dite e shumta më 11 qershor. Në fazën e leximit të tretë nuk ka debat në komisionin amë dhe në komisionin juridik-ligjvënës.

“Nëse Presidenti i Republikës vendos të mos nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi do të rishikojë ligjin në fazën e leximit të tretë, brenda 30 ditëve nga dita e miratimit të ligjit. Pas rishqyrtimit të ligjit, amendamente mund të paraqiten vetëm në lidhje me vërejtjet e Presidentit të Republikës”, parashikon Rregullorja.

Presidenti ditë më parë e njoftoi kreun e Kuvendit Talat Xhaferi se nuk do ta dekretojë ligjin për legalizimin e objekteve të jashtëligjshme sepse sipas tij është jokushtetues, favorizon personat që e kanë thyer ligjin përballë atyre që e respektojnë atë, amniston veprat kriminale, dëmton ambientin jetësor dhe padrejtësinë e shndërron në drejtësi.

.

Lajme50 minutes ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri3 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme4 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni5 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri5 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme6 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni7 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri7 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë8 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme8 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni10 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

NA NDIQ NË FACEBOOK