Religjion
Lëreni materializmin dhe afrohuni tek Allahu

Si mund të sigurohemi që të mos bëhemi shumë të lidhur me këtë botë dhe të sigurojmë që fokusi ynë të jetë kah bota tjetër? Allahu xh.sh. na jep shumë bekime, dhe vetëm disa prej tyre janë materiale, të tilla si pasuri ose pronë, shkruan portali iiph.
Ndonjëherë është e vështirë të lëmë mënjanë gjëra të tilla materiale dhe të përqendrohemi vërtet në përparësitë, domethënë, detyrimet tona islame. Si mund të sigurohemi që të mos bëhemi shumë të lidhur me këtë botë dhe të sigurojmë që fokusi ynë të jetë në botën tjetër? Këtu janë disa mënyra praktike:
1. Kujtojeni shpesh vdekjen
Nëse e kujtojmë vdekjen shpesh, do të fillojmë të kuptojmë se të gjitha të mirat në këtë botë së shpejti do të marrin fund. Koha jonë në Tokë është e vlefshme dhe ne duhet të jemi produktivë për të fituar vendin tonë në xhennet. Kur humbasim një të dashur, shohim se të gjitha gjërat e tyre materiale mbeten në tokë dhe lihen mënjanë; nuk mund të marrësh asgjë me vete në varr përveç veprave të mira që ke bërë.
2. Qëllime bamirësie
Një nga mënyrat kryesore për të qëndruar i përulur është bujaria dhe ndihma për të varfrit dhe të prekshmit. Ndihma për ata që janë më të ulët se ne për sa i përket gjërave tokësore do të na lejojë të vlerësojmë atë që kemi dhe të ndihemi më pak të lidhur me këtë botë.
3. Duat(lutjet)
Përmes lutjeve tona ne tregojmë besim te Plotfuqishmi dhe pranojmë faktin se Ai është mbrojtësi dhe Mbështetësi ynë dhe se vetëm Ai mund të na japë dhe na marrë.
4. Ti vlerësojmë bekimet jo materijale
Duke treguar mirënjohjen tonë ndaj Allahut xh.sh. sepse bekimet e paprekshme jomaterijale të kësaj jete, të tilla si aftësia për të parë, dëgjuar dhe folur mund të zbusin zemrat tona.
Nëse analizojmë me kujdes, do të shohim shumë bekime që nuk janë rezultat i pasurisë dhe do të fillojmë të vlerësojmë faktin se pa këto bekime, ne as nuk mund të ekzistojmë fare. Kjo do të na ndihmojë që te lidhemi me Allahun dhe të sigurohemi që të mos jemi shumë të lidhur me materializmin.
Përkthyer për Akos.ba
Sadri Iljazi






















