Sport
Leipzigu dhe Wolfsburgu ndajnë pikët në “Red Bull Arena”


Përfundoi barazim 2-2 përballja mes Leipzigut dhe Wolfsburgut, rezultat që i kënaq të dyja skuadrat pas “Demat e Kuq” siguruan matematikisht vendin e dytë, ndërsa “Ujqit” pjesëmarrjen në Champions.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të miqve falë dygolëshit të Maximilian Philipp, që tundi rrjetën fillimisht në minutën e 12-të dhe më pas në kohën shtesë të fraksionit hapës. Gjithsesi, Leipzigu u kthye në lojë me golin e Justin Kluivert, në minutën e 51-të, për të ardhur më pas te goli i Szabitzer i realizuar me penallti në të 78-ën.






















