Sport
Laporte braktis Francën, për të luajtur me Spanjën në Euro 2020!


Spanja do të ketë një përforcim të rëndësishëm për Kampionatin Europian. Mbrojtësi Aymeric Laporte ka vendosur të braktisë Francën nga e cila është injoruar deri tani edhe pse ka luajtur 51 ndeshje me skuadrat zinxhirë të të rinjve dhe nuk është grumbulluar, për t’u bashkuar me Spanjën. Këta të fundit kanë bërë gati çdo dokumentacion ndërsa Këshilli i Ministrave miratoi naturalizimin e tij si spanjoll ndërsa lojtari ka luajtur vite mbi supe me fanellën e Athletic Bilbaos si me të rinjtë ashtu edhe me skuadrën e parë derisa u ble në 2018-ën nga Manchester City për 65 milionë euro.





















