Connect with us

Tech & Auto

Lamtumirë “Internet Explorer”

Publikuar

“Internet Explorer” i Microsoft më në fund do të dalë në pension vitin e ardhshëm pas më shumë se 26 vjet shërbimi, thotë gjiganti i teknologjisë.

Shfletuesi veteran i internetit u lëshua me Windows 95.

Ajo nuk do të shfaqet më në versionet e konsumatorëve të Windows 10 pas qershorit 2022, shkroi Microsoft në një blog, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv

Zëvendësuesi i tij, “Microsoft Edge”, ka një modalitet pajtueshmërie të “Internet Explorer”, i cili do të vazhdojë të funksionojë.

Në një post të veçantë që merret me pyetje, Microsoft sqaroi se do të ketë disa përjashtime nga pensioni, përfshirë versionet e vjetra të Windows.

Midis vitit 2000 dhe 2005, Internet Explorer gëzonte 90 përqind të tregut (Google Chrome është shfletuesi më i përdorur sot).

Por në vitin 2013 Microsoft u gjobit me 561 milion euro për dështimin e promovimit të shfletuesve alternativë brenda sistemit të tij operativ “Windows”.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK