Connect with us

Bota

LAJMI I FUNDIT/ Izraeli njofton armëpushim në bombardimet ndaj Gazës

Publikuar

Izraeli dhe do të ndërpres bombardimet në Rripin e Gazës prej orës 2 të mëngjesit. Lajmi u njoftua nga zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, përcjell Zyrtare.net

Në deklaratë thuhet se Kabineti i Netanyahut miratoi në mënyrë të njëanshme propozimin e ndërmjetësuar nga Egjipti. Arrijta e armëpushimit u konfirmua edhe nga grupet palestineze të rezistencës si Hamas dhe Xhihadi Islamik. Armëpushimi do të hyjë në fuqi në 2:00 të mëngjesit të së Premtes.

Ndërkohë që luftimet kanë qenë të ashpra, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se më shumë se 90,000 njerëz në Gaza janë shpërngulur gjatë 11 ditëve të fundit për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite. Të paktën 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë, janë vrarë në 11 ditë bombardime izraelite. /Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK