Sport
Lajm i bujshëm nga Turqia, Vedat Muriqi po rikthehet në Fenerbahce

Sipas mediumit turk, AAG Sports, Vedat Muriqi ka njoftuar drejtuesit e Lazios se ai dëshron të luan në Fenerbahçe sezonin e ardhshëm.
AAG Sports tash e sa kohë ka raportuar në lidhje me dëshirën e madhe të futbollistit kosovar për t’u rikthyer te ish skuadra e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas burimit, sulmuesi kosovar është takur me Presidentin Ali Koç dhe Emre Belözoğlu.
Edhe gruaja e Muriqit, Edibe Muriç, ka publikuar një foto në llogarinë e saj zyrtare në instagram, duke thënë: “Kam marrë shumë mesazhe nga ju, shpresoj që ëndrra ime të realizohet”, duke asociuar se lojtari i kombëtares së Kosovës është afër rikthimin në klubin ku arriti kulminacionin e tij.






















