Connect with us

Lajme

Kuvendi i Shqipërisë pritet ta hedh në votim shkarkimin e Metës më 10 qershor

Publikuar

Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit të Kreut të Shtetit për shkelje të Kushtetutës.

Top Channel  raporton se votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 qershor. Me të gjitha gjasat edhe votimi shkarkimit pritet të ndodhë në të njëjtën seancë, transmeton Klankosova.tv.

Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit te Komisionit Hetimor datën 10 qershor.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK