Lajme
Kush është Delon Troqe, i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash në Vlorë. Kushëriri i tij u zhduk 3 vite më parë!

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në Vlorë. Në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Delon Troqe, 38 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.
Top Channel mëson se viktima kishte rreth 2 javë që ishte kthyer nga Spanja. Po ashtu, mësohet se viktima ka qenë i dënuar dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Troqe kishte në pronësi një servis skafesh në Vlorë, madje kishte në pronësi edhe servisin, në vendin ku u vra.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet një e afërme e viktimës e cila qan dhe bërtet mbi trupin e pajetë.
Ndërkohë që një makinë është gjetur e djegur në zonën e Sherishtës në Vlorë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, të cilët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë djegur makinën për të fshehur gjurmët e vrasjes.
Delion Troqe rezulton se është i afërmi i Elvis Troqes, i zhdukur pa gjurmë që prej 2018-ës.


















