Connect with us

Lajme

Kurti dhe Merkel: Rezultat i dialogut duhet të jetë njohja reciproke

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti të hënën një takim virtual me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën, pos tjerash, bisedoi edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti tha se dialogu me Serbinë “duhet të jetë dialog mes dy palëve të barabarta, që zgjidh kontestet mes dy shteteve e që normalizon marrëdhëniet ndërmjet tyre”.

Në komunikatë thuhet se Kurti dhe Merkel “u pajtuan që procesi i dialogut duhet të jetë i drejtë” dhe “i ndërtuar mbi mirëbesim” dhe se rezultati i tij “duhet të jetë njohja reciproke”.

Pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial nuk mund të jenë temë e bisedimeve dhe nuk mund të kthehemi në kohën para vitit 2008”, tha Kurti.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë pritet të rinisë në qershor. Mungesa e “karotave” të BE-së për dialogun me Serbinë.Kurti dhe Merkel biseduan edhe për Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e tij në nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

Në pritje të Samitit të Berlinit, që do të mbahet në fillim të korrikut, kryeministri Kurti theksoi se rajoni ka nevojë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, por jo për projekte si zëvendësim i BE-së. Ai shtoi se bashkëpunimi ekonomik duhet të shkojë paralel me demokratizimin e rajonit”, thuhet në komunikatë.

Po sipas saj, Kurti kërkoi nga kancelarja gjermane angazhim për liberalizmin e vizave për popullin e Kosovës, duke thënë se “Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim” dhe se “Gjermania mund të ndihmojë ta shtyjë këtë çështje përpara”. Kancelarja Merkel citohet të ketë rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

.

Lajme39 minutes ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni2 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni2 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri2 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme3 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme3 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni5 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota5 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme5 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni5 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni5 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota5 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

NA NDIQ NË FACEBOOK