Kosovë
Kurti dërgoi në prokurori zotimin e Thaçit, vjen reagimi i ashpër i Vlora Çitakut

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, se e ka dërguar në prokurori zotimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në marrëveshjen me KFOR-in.
Çitaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nëse një zotim i tillë për Kurtin është tradhëti kombëtare, ai duhet ta dërgojë letrën tek sekretari i Përgjithshëm i NATO-së dhe të tërhiqet.
“Në të kundërtën, kjo është vetëm një lojë pa shije për konsum të brendshëm, por me pasoja për relacionet tona me aleatët”, ka thënë ajo, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë:
Kryeministri Kurti e paska dërguar në Prokurori zotimin e ish Kryeministrit të Kosovës se nuk do të zbarkojë FSK-në në veri pa koordinim me KFOR-in.
Nëse vërtetë z.Kurti mendon se një zotim i tillë është tradhëti kombëtare, ai menjëherë duhet të dërgojë letrën tek Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s duke u tërhequr nga ky zotim të cilin e kanë dhënë të gjithë Kryeministrët e Kosovës pas Thaçit. Në të kundërtën, kjo është vetëm një lojë pa shije për konsum të brendshëm, por me pasoja për relacionet tona me aleatët.






















