Lajme
Koronavirusi në Shqipëri, tre të vdekur në 24 orët e fundit

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar tre qyetetarë: një qytetar nga Puka, një qytetar nga Lushnja dhe një qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç”.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 42 persona pozitivë me koronavirus nga 2707 testime të kryera.
Ndërkohë janë shëruar 1011 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Statistika (12 Maj 2021)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 1,011
Të shtruar në spitale 88
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,707
Testime totale 665,935
Raste pozitive 131,845
Raste të shëruara 120,072
Raste Aktive 9,350
Humbje jete 2,423
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7685
Shkodër 278
Fier 224
Korçë 216
Gjirokastër 212
Durrës146
Vlorë 160
Elbasan 126
Lezhë 101
Berat 87
Dibër 63
Kukës 52
.




















